Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 24 gusht 2026
1. Kush e ofron shërbimin
TAXI IM ofrohet nga PREMIERË STUDIO SH.P.K., me numër biznesi 812003565, me seli në Rruga Fehmi Agani, pn, Pejë, Kosovë. Në këto kushte i referohemi si “ne” ose “TAXI IM”.
2. Çka është dhe çka nuk është TAXI IM
TAXI IM është program kompjuterik që lidh klientët me kompanitë e taksive. Ne ofrojmë mjetin teknik; transportin e kryen kompania e taksisë dhe taxisti i saj.
Ne nuk jemi ofrues transporti. Nuk punësojmë taxistë, nuk zotërojmë automjete, nuk caktojmë çmimin e udhëtimit dhe nuk marrim para për udhëtimet. Kontrata e transportit lidhet drejtpërdrejt mes klientit dhe kompanisë së taksisë.
3. Përdoruesit
- Klientët — e përdorin aplikacionin falas për të thirrur taksi.
- Kompanitë e taksive — paguajnë abonim për të pranuar kërkesa dhe për të menaxhuar flotën.
- Taxistët dhe dispeçerët — llogaritë e tyre krijohen dhe hiqen nga kompania e taksisë ku punojnë.
4. Abonimi dhe pagesa
Abonimi ofrohet €99 për muaj ose €1188 për vit. Çmimet janë në euro. Abonimi aktivizohet pas pranimit të pagesës dhe vlen deri në fund të periudhës së paguar.
Abonimi nuk rinovohet automatikisht pa pëlqimin e kompanisë. Kur periudha mbaron pa u rinovuar, qasja e kompanisë dhe e taxistëve të saj pezullohet derisa abonimi të rinovohet. Të dhënat e kompanisë ruhen gjatë kësaj kohe.
Çmimet mund të ndryshojnë. Ndryshimi nuk prek një periudhë të paguar tashmë; kompanitë njoftohen së paku 30 ditë para se çmimi i ri të zbatohet në rinovimin e radhës.
5. Detyrimet e kompanisë së taksisë
- Të japë të dhëna të sakta për biznesin dhe për taxistët e vet.
- Të sigurohet që taxistët dhe automjetet i plotësojnë kërkesat ligjore për transport pasagjerësh në Kosovë.
- Të heqë menjëherë nga sistemi taxistët që nuk punojnë më për të.
- Të mos ndajë kredencialet e llogarive me persona të paautorizuar.
6. Detyrimet e klientit
- Të japë të dhëna të sakta dhe të thërrasë taksi vetëm kur ka nevojë reale.
- Të mos e përdorë aplikacionin për qëllime të paligjshme ose për të shqetësuar taxistët.
- Të paguajë udhëtimin te taxisti sipas marrëveshjes me të.
7. Vendndodhja
Aplikacioni përdor vendndodhjen e pajisjes. Për klientin, ajo shërben për të dërguar adresën e marrjes. Për taxistin që është online, vendndodhja dërgohet periodikisht — edhe kur aplikacioni është në sfond — që klientët ta shohin taksinë në hartë. Taxisti mund ta ndalë këtë duke dalë offline. Detajet janë te Politika e privatësisë.
8. Ndërprerja e shërbimit
Mund ta ndërpresim ose pezullojmë qasjen e një llogarie nëse shkelen këto kushte, nëse jepen të dhëna të rreme, ose nëse abonimi nuk paguhet. Kompania mund ta ndërpresë abonimin në çdo kohë duke mos e rinovuar — shih Anulimi dhe rimbursimi.
9. Kufizimi i përgjegjësisë
Shërbimi ofrohet “siç është”. Bëjmë çmos që të punojë pa ndërprerje, por nuk garantojmë disponueshmëri të pandërprerë: varet nga interneti, nga GPS-i i pajisjes dhe nga shërbime të palëve të treta.
Nuk mbajmë përgjegjësi për cilësinë e udhëtimit, sjelljen e taxistit ose të klientit, vonesat, dëmet apo mosmarrëveshjet për çmimin e udhëtimit. Këto janë çështje mes klientit dhe kompanisë së taksisë. Përgjegjësia jonë ndaj një kompanie nuk e kalon shumën që ajo ka paguar për periudhën aktuale të abonimit.
10. Ndryshimet
Këto kushte mund të përditësohen. Data e përditësimit shfaqet lart. Ndryshimet thelbësore u komunikohen kompanive me abonim aktiv.
11. Ligji dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Zbatohet legjislacioni i Republikës së Kosovës. Mosmarrëveshjet zgjidhen së pari me marrëveshje; nëse kjo dështon, janë kompetente gjykatat e Kosovës.
12. Kontakti
Email: [email protected]
Telefon: 049 298 296
